Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 30-vjeçari është shënuar pasditen e sotme në aksin Lezhë-Shëngjin në afërsi të lagjes Xhenio.
Nga përplasja mes një kamioni dhe një automjeti që drejtohej nga viktima, ka mbetur e plagosur pasagjerja në makinën që drejtonte ai, 40-vjeçarja me iniciale Zh.H. dhe qytetari me iniciale Xh.D.
Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe aktualisht janë në kujdesin e mjekëve.
Një grup i posaçëm hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë: Rreth orës 16:00, në aksin rrugor “Lezhë-Shëngjin”, janë përplasur kamioni me drejtues shtetasin Xh. D., me automjetin me drejtues shtetasin P. Z., 30 vjeç. Nga përplasja ka humbur jetën 30-vjeçari dhe janë dëmtuar pasagjerja në automjetin që drejtonte ai, shtetasja Zh. H., 40 vjeçe, si dhe shtetasi Xh. D.. Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe aktualisht janë në kujdesin e mjekëve.
Një grup i posaçëm hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të aksidentit.
/tvklan.al