Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka dalë nga ambientet e SPAK rreth orës 22:47 pas një seance gjyqësore maratonë të mërkurën.

Ajola Xoxa nuk ka bërë asnjë koment për gazetarët.

Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës u la e lirë nga GJKKO, duke i ndryshuar masën e sigurisë nga arrest në shtëpi në detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.

Pasi gjykatësi Erjon Bani i zëvendësoi masën e sigurisë, znj.Xoxa shkoi nga ambientet e gjykatës në zyrat e SPAK për të dorëzuar pasaportën për shkak të ndalimit për të dalë jashtë Shqipërisë.

Pas plotësimit të dokumentacionit, Ajola Xoxa la ambientet e SPAK rreth 1 orë para mesnate.

Ndërkohë, Erion Veliaj do të vijojë të qëndrojë në burg dhe u transferua në paraburgimin e Durrësit.

/tvklan.al