Deputetët e opozitës janë përplasur me gardën gjatë seancës parlamentare. Shkak u bë fakti se kryeparlamentarja ia la fjalën ministrit Taulant Balla në një kohë kur e kishin kërkuar edhe deputetë të opozitës.

“E ka kërkuar i pari fjalën. Kam respektuar replikat dhe më pas ministri”, tha Spiropali.

Kjo situatë ka sjellë ngritjen e opozitës teksa Balla fliste në foltore. U desh ndërhyrja e gardës për të ndaluar Flamur Nokën dhe deputetët e tjerë që donin t’i kalonin.

“Aq thellë do e ndjeni dhimbjen saqë në 11 Maj të gjitha humbjet e tjera do ju duken lule”, tha Balla.

Ndërkohë përplasjet verbale mes Nokës, Bardhit e Ballës nuk munguan para foltores së kuvendit. /tvklan.al