#AldoMorningShow Emision mëngjesi nga #AldonLipe në #TvKlan.

Sot në “Aldo Morning Show “
Informacionet e mëngjesit në dy rubrika. Temperaturat e ditës së sotme dhe ditëve në vijim.
Ngjarjet e ditës sipas kalendarit të datës 31 Tetor 2022.
Rubrika “Bota me Rrota”.
Tema : ” A duhet t’a ketë çdo njeri të drejtën për të votuar “?

Personazhe të ndryshëm publike dhanë gjykimin dhe opinionin e tyre mbi temën si edhe tema ngjalli diskutime të ndryshme nga qytetare që u bënë pjese në Video Call.

Poeti “shërben” ironi për mëngjes: Po pi një makiato me qumësht blu nga një dele e PD-së që…

Agim Doçi, poeti i njohur shprehu mendimin e tij për të drejtën e votës në “Aldo Morning Show” në Tv Klan. Sipas poetit, e drejta e votës nuk mund të jetë për të moshuarit që nuk kanë aftësi fizike apo mendore për të votuar me kthjelltësi. Me një humor dhe ironi të hollë, poeti nuk kursen as një batutë për partitë politike.

Agim Doçi: Jo more, nuk mund të ketë votë një 90 vjeç që e merr nipi,e çon te kutia dhe i thotë fute këtu fletën.

Aldo: E qartë. Pra në këtë sens, ti thua që nuk mund ta ketë asnjë person.

Agim Doçi: Dëgjo miku im i shtrenjtë dhe i shenjtë. Ti e di që unë të dua fort, por dua me prokurim të drejtpërdrejët, nuk dua me tendera.

Aldo: Në top formë maestro.

Agim Doçi: Sot jam shumë sportiv se po pi një kafe makiato me qumësht blu nga një dele e PD-së që i ka plasur tëmthi.

“Adoleshentët duhet të kenë mundësi të votojnë”,Garo:Gjithsecili duhet të votojë për interesat e tij

Floriana Garo, zëdhënësja e PD-së, në një video-telefonatë me “Aldo  Morning Show” në Tv Klan, mbrojti mendimin se vota duhet të jetë për të gjithë. Madje Garo mendon se mosha e votimit duhet të ulet në 16 vjeç. Më tej, ajo shtoi se vota është diversitet dhe në fund del një kombinim në të mirë të shoqërisë sepse të gjithë shtresat dhe individët janë pjesë e saj.

Floriana Garo: Unë mendoj që duhet të bëhet mosha pak më herët.

Aldo: 16?

Floriana Garo: Realisht po, sepse edhe pse adoleshentët mund të mos jenë boll të informuar, megjithatë mund të punohet për informimin e tyre, por edhe adoleshentët duhet të kenë mundësinë që të votojnë.

Aldo: A është e drejtë kjo?

Floriana Garo: Unë mendoj.

Aldo: Adoleshentët gënjehen më kollaj se një 30-vjeçar apo 35-vjeçar.

Floriana Garo: Shiko, gënjen pa gënjehen secili voton për interesat e veta dhe secili duhet të votojë për interesat e veta. Problemi është që këtu bëhen një çikë miks sepse ca votojnë për partinë, ca për kauzë, ca votojnë për para, por vetëm për interesat e veta nuk votojnë.

Aldo: E qartë, është vetëm një pyetje që vota ëhstë e barabartë për të gjithë, si për presidentin e deri për shoferin e taksisë, s’ka rëndësi, vota është një, e barabartë për të gjithë. Pyetja është: a duhet të jetë kjo vota e barabartë për të gjithë, si për njeriun e mençur, intelektual ashtu edhe për një 40-vjeçar që është tutkall nga trutë?

Floriana Garo: Unë mendoj që po, absolutisht. Mendoj që kjo është interesantja, fakti që… ajo që po thosha përpara, që gjithsecili duhet të votojë për interesat e veta. Domethënë duke votuar për interesat e gjithsecilit, pastaj bëhet një kombinim që del interesant në të mirë të shoqërisë dhe kjo është zgjidhje shumë e mirë nëse gjithkush do të votonte me ndërgjegje për atë që realisht e prek dhe i intereson.

Aldo: Ky  pra është problemi, te ndërgjegjja, se ai thotë kështu dua.

Floriana Garo: Po sigurisht pra te ndërgjegjja. Në qoftë se njerëzit e kanë aftësinë ose e fitojnë aftësinë për të kuptuar se sa shumë e rëndësishme është vota dhe sa rol ke ti, sigurisht dikush mund të thotë ç’rol kam unë, gjërat janë të paravendosura, funksionon kështu, funksionon ashtu, por në qoftë se të gjithë mendojnë kështu, nuk ka për të ndryshuar, kurse në qoftë se ti mendon, po, vota ime ka rëndësi, e merr pozitivisht këtë gjë dhe thua po, unë do bëj pjesën time, ti po kontribuon me pjesën tënde në atë që mund të jetë pastaj një ndërgjegjësim kolektiv.

Shiti votën, telefonuesja tregon sa e ka çmimin

Miranda, një qytetare nga Elbasani pranon publikisht në “Aldo Morning Show” në Tv Klan se e ka shitur votën e saj. Ajo thotë se edhe tani,  nëse do i ofrohej një pagesë kundrejt votës së saj, një shumë për shembull, 50 Euro, do ta shiste. Miranda sqaron se e ka shitur votën që prej moshës kur ka fituar këtë drejtë, 18 vjeçe e deri tani që është 54.

Aldo: Ti thua që e shet votën 50 Euro, në rregull?

Miranda: Po.

Albana Çaushaj: E ke shitur ndonjëherë?

Miranda: Po mi, e kam shitur, si jo.

Aldo: E ke shitur? Sa lekë e ke shitur?

Miranda: Po ka vajtur edhe 100, edhe 500 Euro ka vajtur.

Aldo: Familja apo jo?

Miranda: Jo me familjen mo, vetë si individ.

Miranda: Aldo: E kuptova.

Miranda: Jo një herë, o ti Aldo, shiko se u plakëm me këtë emisionin tuaj.

Aldo: Unë jo akoma.

Miranda: Jo një herë e kam shitur, po që në moshën 18 vjeç deri në këtë moshë 54  vjeçe që jam, unë votën time vetëm e kam shitur.

Aldo: Po pse e ke bërë këtë moj motra, ke pasur nevojë për lekë?

Miranda: Po e kam bërë se unë nuk do degjeneroj që të konsiderohem me të meta mendore për politikën dhe deri në momentin që njeriu është madhor dhe ka mundësi të mendojë, unë kështu e kam menduar, që në moshën që kam qenë madhore, 18 vjeç. /tvklan.al