Elon Musk është gati për të hapur një shkollë të re eksperimentale. Tashmë janë hapur edhe aplikimet për në Ad Astra në të cilën mund të hyjnë fëmijë të moshë 3-9 vjeç. Shkolla ndodhet në Bastrop, Teksas pranë njërës prej zyrave të SpaceX.
Megjithatë, lejohen vetën 48 nxënës kështu që gara për të qenë pjesë e “brezit të ri të inovatorëve” është mjaft e ngushtë.
Kjo nuk është hera e parë që miliarderi eksperimenton në fushën e arsimit. Në vitin 2014, ai i hoqi 5 nga fëmijët e tij nga shkolla prestigjioze në Los Anxheles dhe i vendosi në një dhomë konferencash të SpaceX së bashku me fëmijët e disa kolegëve të tjerë dhe një mësues.
Musk tha se nuk i pëlqente mënyra si funksiononin “shkollat e zakonshme” dhe donte që të provonte idetë e tij. Në to përfshihej një kurrikulum si lufta me flakëhedhëse ndaj robotëve, por nuk kishte muzikë, sporte apo gjuhë të huaja. Sipas Musk, në të ardhmen këto do të bëhen nga kompjuterët.
Një tjetër ide e tij është që “të gjithë fëmijët të shkojnë në të njëjtën klasë, në të njëjtën kohë”. Duket se ai është i kënaqur me këtë metodë pasi planifikon të hapë një universitet, ndoshta një ku studentët do të mësojnë të luftojnë atë që ai e quan “virusi i mendjes së zgjuar”.
Musk nuk është personi i parë i famshëm që përfshihet në arsim. Të tjerë të famshëm si Mark Zuckerberg, Will Smith, Pitbull dhe Oprah Winfrey po provojnë të bëjnë diçka me shkolla private.
Megjithatë, ka pasur edhe raste kur këto shkolla “VIP” kanë treguar sesi nuk duhet të jetë mësimdhënia. Në rastin e Kanye West dhe Donda Academy, fëmijët mund të hanin vetëm sushi dhe duhet të uleshin në dysheme, çka solli një numër të madh padish./tvklan.al