Gjigandi i teknologjisë Apple nuk do u ofrojë më klientëve në Mbretërinë e Bashkuar veçorinë më të avancuar të sigurisë për ruajtjen e të dhënave në iCloud. Vendimi i Apple vjen pas një mosmarrëveshje mes kompanisë dhe qeverisë britanike.
Mjeti i avancuar i cili shërben për ruajtjen e të dhënave të përdoruesve (ADP) është një veçori e opsioneve që do të thotë se vetëm mbajtësit e llogarive mund të shohin gjëra personale si fotografi e dokumente që ata kanë ruajtur në internet. Vetë kompania nuk ka akses.
Kompania po e çaktivizon këtë opsion në Mbretërinë e Bashkuar dhe do të prezantojë në vazhdim një proces për të larguar përdoruesit ekzistues.
Ndërkohë zyrtarët e sigurisë argumentojnë se transkriptimi pengon hetimet penale, kurse firmat e teknologjisë e cilësojnë atë si thelbësore për privatësinë e përdoruesit.
Humbja e transkriptimit për rezervimin e iCloud do të thotë që Apple të jetë në gjendje që në disa raste të lexojë të dhënat e përdoruesit si iMessages.
Megjithatë ekspertët janë në një mendje se qeveria britanike do të të tërhiqet nga kjo përplasje me Apple, duke qenë se kërkon që të shfaqet si një shtet pro inovacionit./tvklan.al