Filmi “Anora” triumfoi në natën e ndarjes së trofeve Oscar për vitin 2025.
Drama rrëmbeu 5 nga trofetë më të rëndësishëm, përfshirë skenarin më të mirë,artisten më të mirë që u shpall protagonisjta e këtij filmi Majki Medison, regjisorin më të mirë Shon Bejkër, skenarin më të mirë origjinal dhe montazhin më të mirë të filmit.
“Anora“ tregon historinë e një punonjëseje seksi në Nju Jork, të cilës i jepet mundësia për të nisur një jetë të re dhe martohet me klientin e saj miliarder nga Rusia.
Triumfi i këtij filmi ishte surprizë. Ai u realizua me një buxhet 6 milionë Dollarësh, tepër i vogël krahasuar me standardet e Hollivudit. Po ashtu, artistja më e mirë parashikohej të shpallej Demi Mur me rolin e saj në filmin Substancë.
Tre trofe të rëndësishëm mori edhe filmi “The Brutalist” ndër të cilët, për aktorin më të mirë që shkoi për protagonistin Adrien Brodi, i dyti në karrierë pas interpretimit legjendar tek filmi “Pianisti” në 2003.
Ndërsa, Zoe Saldana u shpall aktorja më e mirë mbështetëse në komedisë muzikore Emilia Perez, që u vlerësua edhe me trofeun për këngën më të mirë origjinale “El Mal”.
Tv Klan