Fotografitë e Dinastisë Marubi, ekspozohen për herë të parë për publikun në kryeqytet. Nga Muzeu Kombëtar Marubi në Shkodër përzgjidhen 130 foto që rrëfejnë më shumë për jetën socio- kulturore të Shqipërisë nga viti 1856 deri më 1959-tën.

Me personazhe të zakonshëm, por edhe figura historike si Ahmet Zogu që shihet në këtë foto të rrallë, poeti Gjergj Fishta, artistja Tefta Tashko Koço, këto imazhe të jashtëzakonshme vijnë si dëshmi e historisë sonë.

Fototeka “Marubi”, është një ndër institucionet kulturore më të vjetra në Shqipëri, me tre gjenerata fotografësh, të cilët ngjizën  dhe kultivuan kulturën e imazhit, në një kohë kur Shqipëria ishte një vend ende larg e të quajturit perëndimor, por edhe pse i tillë shumë ishin ata që i besuan objektivit të Marubit dhe një kulturë të re për vendin.

Ekspozita, që dëshmon 1 qind vjet të dinastisë Marubi, do të qëndrojë e hapur për publikun për dy muaj. Fototeka Marubi, u themelua nga italiani Pietro Marubi, që ja la trashëgim shqipatrit dhe asistentit të tij Kelit, që mori mbiemrin Marubi, e më pas duke e trashëguar te i biri Geg Marubit.

Tv Klan