Drejt fundit po shkon numërimi i votave të ardhura me postë nga diaspora ku vazhdon të prijë Vetëvendosje e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Të martën parashihet të përfundojë numërimi i votave të diasporës për të nisur menjëherë numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

Megjithatë, kur kemi hyrë në javën e katërt pas mbajtjes së zgjedhjeve, kritika të shumta janë hedhur ndaj KQZ-së për një proces të ngadalshëm të numërimit të votave.

Gjithashtu shqetësim mbetet edhe situata politike e krijuar mbi krizën potenciale për vonesat në themelimin e institucioneve.

Ekonomistët janë të shqetësuar se një vonesë e tillë mund të ketë pasoja të rënda në ekonominë e vendit.

Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje prin në këto zgjedhje e pasuar nga PDK, pastaj LDK-ja dhe e katërta AAK-ja.

Partitë opozitare thonë se nuk bëjnë koalicion me Vetëvendosjen, e njësoj ka deklaruar edhe Kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Fatmir Limaj, që ka fituar 3 vende në Kuvend në koalicion me AAK-në, ka deklaruar se është i gatshëm për të biseduar me të gjitha partitë për bërjen e qeverisë.

Me përfundimin e votave të diasporës, mund të ndryshojnë edhe numri i mandateve nga rezultatet preliminare.

Tv Klan