Alma Çupi: Me një lugë kafeje nga salepi i malit mbush një tenxhere, është mrekulli
Korrik 25, 2023
Bimët që rriten në vendin tonë janë produkte të pasura në vlera ushqyese, por të njohura fare pak nga konsumatori. Alma Çupi përmend gjatë bisedës në “Shije Shtëpie” në Tv Klan dy prej tyre, salepin dhe gentianën, të cilat janë edhe pre e dëmtimit nga pakujdesia. Çupi shpjegon se salepi i vërtetë nuk është ai i paketave të gatshme që jemi mësuar, por një rrënjë që kundërmon aromë toke. Alma Çupi: Ne kemi një bimë shumë të rrallë, gentiana, që e ka marrë nga emrin Gent, nga mbreti Gent sepse kur shkonin në luftë ushtarët, kjo është një bimë që jep shumë energji, është një rrënjë dhe...