E hënë – e premte 16:05
Pas një serë përpjekjesh, Omer dhe Suzan më në fund arrijnë të kurorëzojnë dashurinë e tyre. Si do të shkojë dasma e tyre e vogël? I penduar për të gjithë krimet e tij, Akif vetë dorëzohet në polici. Një libër I botuar nga Emel ku rrëfen historinë e familjes së saj do të lumturojë dhe...
Martesa e Omer dhe Suzan anullohet pasi ata nuk mbërrijnë dot në kohë. Një sërë përpjekjesh të tjera do të ndodhin por fati nuk është në anën e tyre. Kalojnë vite dhe tashmë jeta e secilit ka ndryshuar shumë. Ajbike dhe Berk do të bëhen me fëmijë. A do të shpëtojnë Omer dhe motra e...
Të gjithë futen në provimin që do të caktojë karrieren e jetës së tyre. A do të mbërrijë Omer në kohë? Orhan me ndihmen e fëmijeve të tyre i propozon për martese Ajtenit. Nga ana tjetër Omer dhe Suzan bëhen gati për ditën më të lumtur të jetës së tyre. Por a do të shkojë...
Pasi mbarojnë kolegjin të gjithë mundohen të fitojnë para me punë të ndryshme. Si do të shkojë mbrëmja e maturës për nxënësit e kologjit Ataman? Kush do të shkëlqejë më shumë nga ata? Çfarë do të ndodhë përsëri me Omerin?
Orhan me dy fëmijet e tij dhe me Sarpin arrijnë të ndalojnë largimin e Ajten dhe Xhansu. Omer do të marrë një lajm të keq. Si do të shkojë ceremonia e diplomimit në kolegjin Ataman?
Gjatë një përballjeje mes Ajbike dhe Xhansu kjo e fundit do të rrezikojë jetën. Çfarë do të ndodhë me të? Një detyrë nga mësuesja do të sjellë shumë kujtime për të gjithë klasën.
Omer arrin të fitojë konkursin. Çfarë do të bëjë ai me paratë e fituara? A do të arrijë Sarp të fitojë vemendjen e Xhansusë? Çfarë do të ndodhë me Nebahatin? Disa lojëra në natyrë të organizuara nga Akif do të sjellin gëzim tek të gjithë nxënesit e klasës së kolegjit Ataman.
Syreja nuk arrin t’i mbijetojë plagëve të marra. Si do ta përjetojë Suzan këtë fatkeqësi? A do të rregullohet pas kësaj marrëdhënia mes saj dhe Omerit? Ky i fundit merr pjesë në një garë televizive.
Suzan do të rrëmbehet dhe Omer duhet të gjejë një gur të çmuar në mënyrë që të shpëtojë vajzën që dashuron. Syreja shkon të shpëtojë e vetme vajzen e saj. Çfarë do të ndodhë me të? Sarp I rrëfen Xhansusë që ka rënë në dashuri me të.
Akif I lumtur që do të bëhet baba, fillon të përkujdeset më shumë për Nebahatin. Suzan dhe nëna e saj vendosin të largohen nga vendi. Ogulxhan dhe Elif prangosin Omerin me Suzanen në mënyrë që të rrijnë afer njëri-tjetrit.
Orhan dhe Ajten kanë filluar të kalojnë më shumë kohë me njëri-tjetrin. Ajaz i thyen zemrën Xhansus duke i treguar që nuk ka ndjenja për të. Akif është I entuziasmuar për fëmijën që Nebahat pret.
Ogulxhan do t’i bëjë një dhuratë Xhansusë duke e pranuar kështu si motrën e tij. Jasemin dhe Ajbike zbulojnë që Gokhan ka vdekur. Në mënyrë që të shpëtojë edhe njëherë vajzen e saj, Sheval dorëzohet në polici duke pranuar krimin.
E hënë – e premte 16:05