Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, e konsideroi lajmin se presidenti amerikan Joe Biden ka lejuar Ukrainën të përdorë artilerinë me rreze të gjatë veprimi kundër territorit rus si përpjekje e fundit për t’i hedhur benzinë zjarrit për të përshkallëzimin e konfliktin.
Peskov u tregua i kujdesshëm duke iu referuar mediave për këtë zhvillim, pasi nga Shtëpia e Bardhë ende nuk ka asnjë konfirmim. Megjithatë, zëdhënësi i Kremlinit solli në vëmendje rregulloren e re të përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia, të miratuar nga Vladimir Putin më 26 shtator.
“Rezervojmë të drejtën të përdorim armë bërthamore, nëse sulmohet Rusia apo Bjellorusia si pjesë e unionit… Sulmet ndaj Rusisë nga një vend jo-bërthamor, me mbështetjen e një fuqie bërthamore, konsiderohen si sulme të përbashkëta”.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski citohet të jetë shprehur në një reagim për mediat amerikane se “raketat do ta tregojnë veten”, ndonëse prej tij ende nuk ka reagim zyrtar. Kryediplomati në detyrë i BE-së Joseph Borrell i bëri thirrje vendeve të unionit që të hedhin të njëjtin hap si Washingtoni në ndihmë të Ukrainës.
Media prestigjioze amerikane CNN shkruan se “ky vendim i Biden e bën të komplikuar luftën që Trump do të trashëgojë”.
Më herët, djali i Donald Trump tha përmes rrjetit X se industria ushtarake kërkon të shpërthejë Lufta e Tretë Botërore para se i ati të marrë presidencën dhe të sillte paqe. “Do t’ua bllokojmë ato triliona dollarë”, shkroi Donaldi i ri.
Tv Klan