Një operacion i shtrirë në disa qytet të vendit u zhvillua të premten pasdite dhe u finalizua këtë të shtunë, për ekzekutimin e 10 masave të sigurisë lëshuar nga SPAK.

4 prej masave të lëshuara në mungesë nga Gjykata e Posaçme janë për 3 shefa policie në Himarë, Sarandë dhe Lushnje, si dhe ndaj një ish-punonjësi policie.

Hetimet për dosjen janë të bazuara në komunikimet e zbardhura nga aplikacioni “Sky” edhe të hetuarit janë nën hetim për trafik narkotikësh, grup kriminal apo edhe ushtrim ndikimi të paligjshëm e shpërdorim detyre.

Tv Klan