Arbeni ndodhet prej vitesh në një karrige me rrota pas një aksidenti të tmerrshëm. Në insertin e tij në “Shihemi në Gjyq”, ai thotë se “njerëzit njihen në ditë të vështira”. Përballë tij ndodhet bashkëshortja, Liliana që shprehet se “ka besuar dhe i kanë shkelur çdo ëndërr”.
Sapo ndërmjetësja e rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Eni Çobani, nis përshëndetjen e zakonshme, Liliana ndërhyn e revoltuar. Çobani i kërkon të tregohet e kujdesshme duke zbuluar një lajm të bukur në nisje të kësaj seance: Liliana është në muajin e fundit të pritjes së ëmbël. Ajo dhe Arbeni do të bëhen prindër për herë të tretë.
Liliana: Unë nuk e kuptoj pse zotëria më ka sjellë këtu sepse ne i kemi mbyllur ato muhabete në shtëpi.
Arben: Mund t’i kesh mbyllur, Liliana…
Liliana: I kemi mbyllur, nuk ke arsye të më sjellësh mua këtu.
Arben: Prit pak!
Liliana: Nuk ke arsye të më sjellësh mua këtu! Turp të kesh! Ti me mua e mbyll!
Arben: Nuk mbyllet aq kollaj!
Eni Çobani: Sa po përshëndesja dhe në fakt duhet t’i themi edhe publikut, Lilianën e kemi në muajin e fundit të lindjes së një fëmije dhe sjelljes në jetë. Liliana, do të doja më qetësi nga ty sepse realisht ti je në javët e fundit…
Liliana: Jam shumë e revoltuar, znj. Eni, më vjen shumë keq.
Eni Çobani: Të keni një fëmijë të shëndetshëm për mua është shumë e rëndësishme dhe ju ta gëzoni këtë fëmijë, pa diskutim, të lutem. E kuptoj edhe shqetësimin, pa diskutim, por t’i lëmë radhë njëri-tjetrit./tvklan.al