Një 30-vjeçar nga Kopliku është ekstraduar nga Madridi pasi rezulton i dënuar me “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sipas asaj që bëhet e ditur 30-vjeçari Fabian. Gj., akuzohet për kultivimin e rreth 87 kg Cannabis, në një serë në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Në muajin Tetor 2022, në afërsi të banesës së 30-vjeçarit, u zbulua një serë, ku ishin kultivuar bimë narkotike, ndërsa në afërsi të serës u gjetën rreth 87 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, në proces tharjeje./tvklan.al