Aventurë e re në karrierë për Orges Shehin. Tekniku ka firmosur me kampionët e Kosovës, Ballkanin, duke u bindur nga projekti i skuadrës nga Suhareka. Ish-trajneri i Tiranës e Partizanit shihet si gomerdare shpëtimi për objektivat e skuadrës së këtij sezoni.
Në njoftimin e klubit, thuhet se Shehi është i zgjedhuri për të dërguar përpara ekipin dhe shtuar sukseset e tyre.
“Ballkani, kampion i Kosovës për tre vite radhazi, mbetet i përkushtuar për të vazhduar traditën e arritjeve dhe për të ngritur standardet e futbollit në vend. Besojmë se me lidershipin dhe aftësitë e Orges Shehit, skuadra jonë do të vazhdojë të shkruajë histori në fushën e lojës. I mirëpresim Orges Shehin dhe stafin e tij në familjen tonë të madhe të FC Ballkanit dhe i urojmë suksese të shumta në këtë kapitull të ri!” shkruhet mes të tjerash në njoftimin e klubit.
Hap i rëndësishëm edhe për ish-portierin e kombëtares shqiptare, që ka nisur kështu një eksperiencë të re larg kampionatit shqiptar. Më herët, në karrierën e tij ka drejtuar skuadra si Teuta, Tirana e Partizani në Superligën shqiptare.
Klan News