Dritan Qëndraj nga Vlora tregon për emisionin “Stop” në Tv Klan se në datën 14 tetor 2024 ka qenë duke udhëtuar me motorr me bashkëshorten e tij në rrugën Vllahinë-Peshkpi, kur një qen i del përpara duke bërë që të humbasë kontrollin e mjetit motorrik. Ai vetë përfundoi në spital, ndërsa aksidenti në prokurori.
Dritani thotë se prej dy muajsh nuk po i kthejnë motorrin të cilin e ka dhe si mjet për të shkuar në punë. Qytetari u drejtua në Drejtorinë Vendore të Policisë së Vlorës ku i thanë se prokuroria nuk ka çuar akoma urdhrin për kthimin e mjetit. Dritani ka çuar dy kërkesa drejt prokurorisë së Vlorës, por nuk ka marrë përgjigje.
Pas tij, gazetarja e emisionit “Stop” depoziton një shkresë pranë Prokurorisë së Vlorës, pas së cilës qytetari mori motorrin e tij./tvklan.al