Akt censure e cilëson kryetari i PD, Sali Berisha vendim e qeverisë për të mbyllur për 1 vit platformën TikTok. Për këtë arsye, kryedemorkati njoftoi protestë kombëtarë më 15 Mars para Kryeministrisë.
Nuk dha një përgjigje nëse PD do i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për vendimin e qeverisë, por tha se këtë çështje e zgjidhin vetëm qytetarët.
Berisha bëri një koment për video mesazhin e kryeministrit Rama me Engjëll Agaçin.
Gjatë një takimi me strukturat e Partisë Demokratike në Durrës, Berisha shpalosi programin ekonomik të demokratëve si dhe foli dhe për koalicionin Shqipëria Madhështore.
Krahas takimeve në terren me qytetarët, PD vijon punën me aleatët dhe për hartimin e listës së kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 Majit.
Burime për Klan News konfirmojnë se PL ka kërkuar që Ilir Meta të jetë kandidatë në listën e mbyllur në qarkun e Fierit, Edomod Haxhinasto në Elbasan, ndërsa Tedi Blushi dhe Erisa Xhixho të garojnë në listën e mbyllur të qarkut të Tiranës.
Klan News