#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

Disa muaj më parë doli lajmi që fluturimet nga aeroporti i Tiranës drejt New York-ut do të jenë të drejtpërdrejta. Ndërkohë që mbrëmjen e sotme në historitë e të enjtes në emisionin “Opinion” në Tv Klan është bërë konfirmimi zyrtar.
“Delta Air Line” do të fluturojë nga New York drejt Tiranës, në një vijë ajrore të drejtpërdrejtë pa ndalesa në shtete të tjera, duk u bërë kështu fluturim i parë interkontinental Atlantik nga qyteti më i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës drejt Tiranës. Fluturimet do të nisin nga vera e vitit 2026.