Qeveria Shqiptare ka vendosur mbylljen përkohësisht të rrjetit social TikTok për 1 vit. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave ditën e sotme. 

Sipas ministres, TikTok do të mbyllet për 1 vit. Masa për aplikimin e mbylljes do të merret brenda 1 jave për përdoruesit shqiptarë.

“Kemi analizuar efektet që vijnë nga platformat dixhitale që i përket të gjitha aspekteve shëndetësore, aspekteve që lidhen me shëndetin psiko-emocional të fëmijëve, por edhe  nme pasojat që lidhen me rastet direkte të dhunës fizike që lidhen pikërisht nga këto elementë që nxiten në mjedisin dixhital dhe pikërisht në platformën e Tik-Tok. Grupi ndëristitucional i punës ka patur përbërje të gjithë autoritetet përkatëse duke filluar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike, nga Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Policia e Shtetit, Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Duke marrë të gjithë faktet dhe elementët të cilët për ne ka patur rëndësi maksimale dhe që lidhen drejtëpërdrejtë me sigurinë e fëmijëve dhe të rinjve me mjedisin dixhital kemi rekomanduar mbylljen apo kufizimin e aksesit për platformën e Tik-Tok. Ky kufizim aksesi do të jetë deri në një periudhë 12 mujore, periudhë e cila do të na lejojë ne të gjithë kohën e nevojshme për marrjen e maseve në bashkërendim me përfaqësusit e platformës Tik-Tok”, tha Manastirliu.

Kujtojmë se vendimi për mbylljen e TikTok u mor nga qeveria në Dhjetor 2024. Kjo lëvizje erdhi pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani me thikë nga një bashkëmoshatar i tyre, pas një sherri të nisur në rrjetet sociale.

/tvklan.al