Kreu i opozitës, Sali Berisha, i vazhdoi akuzat ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj edhe nga Kamza, ku zhvilloi një takim me anëtarë të Partisë Demokratike.

Ai tha se “sot Veliaj është varur në shtyllën e turpit të mbarë Europës” dhe për këtë sipas Berishës “meritë kanë qytetarët dhe demokratët e Tiranës që e kanë denoncuar në vazhdimësi”.

Berisha nuk la pa sulmuar edhe Prokurorinë e Posaçme, e cila, sipas tij, edhe pse po e heton Veliajn për 4 akuza, e ka përjashtuar atë nga dosja e inceneratorit të Tiranës dhe 5D.

Tv Klan