Kreu i opozitës Sali Berisha ka zhvilluar një takim ku shpalosi programin transformues të infrastrukturës së vendit në katër vitet e ardhshme. Sipas Berishës, transportit hekurudhor do t’i jepet përparësi absolute.
“Do ripërtërijmë rrjetin hekurudhor dhe do lidhemi me linjë hekurudhore me Kosovë. Do jetë përparësi absolute. Një hekurudhë në segmentin më të shkurtër që lidh Shqipërinë me Kosovën dhe pastaj me hekurudhat e Serbisë, Hungarisë e me radhë”.
Kryedemokrati foli edhe për furnizimin me uji të pijshëm.
“Është një vend që furnizon qytetarët e vet falas me ujë dhe ky vend është Austria. Shqipëria nuk ka më pak ujë se Austria në sipërfaqen dhe popullatën e saj. Ne do shkojmë drejt uljes së çmimeve me synim për uljen maksimale për të mos thënë pa tarifa sepse duhet një investim i madh përpara”.
Ndërtimi i unazën periferike të Shqipërisë, është një tjetër projekt i parashikuar në programin e opozitës, për të zhvilluar infrastrukturën në zonat rurale.
Klan News