Aleksandër Lukashenko synon këtë të dielë të rizgjidhjet për të 7-ën herë President i Bjellorusisë. Një rezultat ndryshe nuk ka pothuajse fare gjasa të dalë nga zgjedhjet presidenciale të kësaj të diele në vendin me 9.2 milionë banorë.

Duke qenë se rezultati është pak a shumë i qartë, mediat ndërkombëtare shkruajnë se procesi po karakterizohet nga mungesa e entuziazmit. Edhe vetë Lukashenko nuk ka qenë i pranishëm në fushatën elektorale përballë 4 rivalëve thuajse të panjohur, duke u justifikuar se ka qenë shumë i zënë me punët e qeverisjes së vendit.

Perëndimi e ka akuzuar për shtypje me dhunë të opozitës, çka u pa edhe në zgjedhjet e 2020-ës kur u shpërndanë me dhunë protestuesit që akuzuan Lukashenkon për manipulim të votave, e ku u arrestuan dhjetëra aktivistë opozitarë e u arratisën nga vendi 300 mijë të tjerë.

Në një konferencë për media vendase e të huaja, 70-vjeçari i konsideruar si diktatori i fundit i Europës, aleat i ngushtë i Vladimir Putinit tha se Bjellorusia kishte një “demokraci të ashpër” ku gjithkujt i lejohet të thotë mendimin e tij. Ndërsa ironizoi burgosjen e kritikëve, duke thënë se ata e kishin zgjedhur vetë këtë fat.

Tv Klan