Australia po përgatitet për ciklonin e quajtur Alfred i cili pritet të përfshijë vendin.

Cikloni po afrohet drejt Brisbane i cili është kryeqyteti i shtetit të Queensland. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve në zonat e rrezikuara nga përmbytjet që të evakuohen sa më parë që të jetë e mundur.

Cikloni pritet të sjellë reshje të mëdha shiu të cilat mund të shkaktojnë përmbytje vdekjeprurëse. Shumë banorë kanë lënë shtëpitë e tyre ndërsa autoritetet nxitojnë të hapin qendrat e evakuimi.

Raftet e supermarketeve janë boshatisur pasi qytetarët kanë marrë gjërat thelbësore.

Shkollat ​​në Queensland do të mbyllen dhe transporti publik nuk do të funksionojë ndërsa pritet të preket edhe transporti ajror.

Klan News