Pas Turqisë, një tjetër vend vetëofrohet për bisedimet e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë. Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko ka shprehur gatishmërinë që vendi i tij të presë delegacionet përkatëse për të zhvilluar këtë proces.

“Thuaji Trumpit se e pres këtu me Putinin dhe Zelenskyn”, tha Lukashenko në një intervistë me blogerin amerikan Mario Nawfal, siç bëhet me dije nga agjencia bjelloruse e lajmeve Belta.

Udhëheqësi bjellorus tha se çdo marrëveshje duhet të përfshijë Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky pasi një pjesë e madhe e ukrainasve është me të.

Lukashenko vlerësoi qasjen e Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe përpjekjet e tij diplomatike për të afruar të dyja palët.

Klan News