Reperja e njohur Cardi B. mund të jetë shumë shpejt një politikane. 27 – vjeҫarja ka treguar se do të jetë pjesë e politikës në Amerikë. Në një postim në Twitter, ajo u shpreh se e do qeverinë, por nuk bie dakort me të.

“Mendoj se dua të bëhem politikane. Unë me të vërtetë e dua qeverinë edhe pse nuk jam dakord me qeverinë”.

Fakti që Cardy B është koherente në lidhje me aktualitetin politik ngre pyetjen: A po përgatit Cardy B një karrierë në politikë?

Në fakt, duket se e ardhmja e saj do të lidhet ngushtë më politikën. Reperja e tregoi këtë gjë edhe përmes këtij postimi: “Unë isha duke parë dokumentarë të luftës. Pa marrë parasysh sa armë ka në një vend ne kemi nevojë për njerëz. Si po përpiqeni të shkoni kundër një vendi dhe ndoshta të filloni një luftë kur këtij vendi i mungon patriotizmi? Unë mezi shoh njerëz që pretendojnë se duhet të jenë amerikanë”.

Kujtojmë që 27 – vjeҫarja e ka marrë shumë seriozisht këtë temë. Për depërtimin në politikë, ajo është e interesuar edhe t’i rikthehet bankave të shkollës, hap ky për t’i ҫuar deri në fund aspiratat e saj politike.

Vrasja e Qasem Soleiman, veprim ky i planifikuar nga qeveria amerikane, nuk ka kaluar pa u komentuar nga Cardy B. Sërish ajo i mëshon faktit e të arsimuarit.

“Ndihem sikur të kthehem në shkollë dhe të përqëndrohem se mund të jem pjesë e Kongresit. Kam shumë ide që kanë kuptim. Unë kam nevojë vetëm për disa vjet shkollë dhe mund të bëjë gjëra të mira”, ishte komenti i saj.

Klan Plus