Greta Thunberg dhe Leonardo DiCaprio nuk kanë profile të njëjta, por i bashkon vetëm diçka, dëshira për të mbrojtur mjedisin. Ndonëse 16-vjeçarja nuk ka gjetur shumë përkrahje nga shumica e politikanëve, të cilët mendojnë se ajo është e vogël për t’u marrë më të tilla probleme, aktori është ai i cili mbetet krah saj në kauzën për të cilën suedezja po “proteston”.
Sipas tij, Greta është bërë një udhëheqëse e kohës sonë, madje në të ardhmen të gjithë do të kuptojnë përse ata po insistojnë kaq shumë për të mbajtur gjallë këtë planet.
Si Thunberg, DiCaprio është gjithashtu një aktivist i mjedisit. Fondacioni i tij gjithmonë është në përkrahje të projekteve që kanë si qëllim ndërtimin e një qëndrueshmërie ndaj klimës, mbrojtjen e jetës së egër dhe rivendosjen e ekuilibrit ndaj ekosistemeve dhe komuniteteve të kërcënuara.
Thunberg u bë e njohur në vitin 2018, kur ajo kaloi shkollën dhe u ndal jashtë parlamentit suedez për të kërkuar një përgjigje më të fortë ndaj ndryshimeve klimatike. Që nga ajo kohë, 16-vjeçarja mori përsipër të dalë kundër të gjithëve, për çdo padrejtësi që po i bëhet tokës. Ndërkohë që refuzoi dhe çmimin që iu dha, pasi sipas saj lëvizja klimatike “nuk ka nevojë për më shumë çmime”, por i duhen politikanëve dhe njerëzve që të dëgjojnë.
Klan Plus