Zoë Kravitz ka zbuluar marrëdhënien e tanishme me ish-të fejuarin e saj, Channing Tatum.

Çifti i famshëm që nisi një romancë gjatë xhirimeve të filmit “Blind Twice” dhe u fejua në vjeshtën e vitit 2023, i dha fund lidhjes 4 muaj më parë.

Në një intervistë për “Elle”, aktorja ka folur për raportet e tyre të tanishme. Ajo është pyetur nëse ndarja ka ndikuar në ndjesinë që ajo ka sot ndaj filmit ku ishte edhe regjisore. “Fytyra e saj u rrudh nga habia dhe konfuzioni”, shkruan revista.

Aspak”, u shpreh Kravitz. “E dua këtë gjënë që krijuam bashkë dhe e kam shumë përzemër atë. Edhe kur ti përmend sa i mirë ishte aktrimi i tij, ma bën zemrën mal dhe jam shumë e lumtur që ndodhi. Ndihem shumë mirënjohëse që e bëmë këtë rrugëtim bashkë”.

Aktorja shprehet shumë përzemërsisht për ish-in e saj.

“Ai ka edhe më shumë të reja dhe mendoj se është në një fazë ku ndihet me shumë vetëbesim si aktor dhe njerëzit po shohin anë të ndryshme të tij. Ai ka shumë për të dhënë kështu që jam e lumtur që njerëzit do të vazhdojnë ta dëshmojnë”.

Duket se raporti s’është mbyllur aspak keq, thjesht marrëdhënia e tyre ka kryer ciklin  e saj.

Pas ndarjes, rrugët e tyre do të kryqëzohen në një tjetër projekt filmik, “Alpha Gang”, xhirimet e të cilit  nisin këtë pranverë./tvklan.al