Shqipëria e vajzave, zhvilloi ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve, ndaj Çekisë. Kombëtarja kuqezi u mposht në transfertë me rezultatin e thellë 5-1.

Shqipëria e nisi shumë mirë ndeshjen, duke kaluar në avantazh në minutën e 24-t. Megi Doçi u tregua e saktë nga penalltia, duke e ndalur topin në rrjetë.

Avantazhi zgjati pak minuta, pasi vendaset barazuan rezultatin me Svitkova në minutën e 34-t. Ishte sërish Svitkova ajo e cila shënoi golin e dytë për çeket 7 minuta më vonë, ndërsa Bartonova trefishoi shifrat në minutën e 41-të. Me rezultatin 3-1 u mbyll pjesa e parë në favor të çekeve, një rezultat që goditi psikologjikisht skuadrën kuqezi.

Përfaqësuesja çeke shënoi edhe dy gola të tjerë në minutat 60-të dhe 62-të për t’i dërguar shifrat në 5-1.

Kjo ishte ndeshja e dytë e Shqipërisë në grupin B4, pas asaj me Ukrainën pak ditë më parë, ku u mposhtën 2-1. Vajzat kuqezi renditen aktualisht në vendin e tretë në këtë grup me 0 pikë. /tvklan.al