Disa herë emisioni “Stop” ka denoncuar me prova e fakte shkeljet e noteres së Fierit Anila Haxhiu. Në Mars 2023 tregoi, sesi bashkëshorti i noteres i premtoi një prindi t’i kalonte jashtë fëmijën pa prokurën e prindit tjetër, duke paguar 550 euro.
Pas denoncimit, noterja arriti deri në pikën, që dhunoi gazetaren dhe operatorin e emisionit “Stop”. Në Prill 2023 “Stop” tregoi vulën e falsifikuar të noteres për përkthim e rezultoi se vula i përkiste blektorit Pelivan Metushi.
Për gjithë këto shkelje Ministria e Drejtësisë gjobiti me 5 milionë lekë noteren Anila Haxhiu. Asokohe, noterja Haxhiu, nuk ishte e certifikuar nga Ministria e Drejtësisë si përkthyese e këtyre gjuhëve të huaja.
Disa muaj pas transmetimit, një email në redaksinë e emisionit “Stop” sinjalizon se në vitin 2024 Anila Haxhiu ka marrë nga Ministria e Drejtësisë dy certifikata si përkthyese zyrtare e italishtes dhe anglishtes, në konkursin e zhvilluar me shkrim dhe me gojë në ministri.
Në përgjigjen zyrtare Ministria e konfirmon konkursin dhe kualifikimin e noteres Haxhiu në këto dy gjuhë të huaja. Dy agjentët të emisionit u paraqitën si shtetas italianë në zyrën e noteres Haxhiu, por kjo e fundit, nuk dinte as komunikimin bazik në italisht.
Italianët: Përshëndetje! Flisni italisht?
Noterja Anila Haxhiu: Po, çfarë do…?
Italianët: Duam të përkthejmë këto dokumente!
Noterja Anila Haxhiu: Po. Ti flet dot në italisht, se unë s’e flas dot? Dua ta përkthej, se po, dakord.
Italianët: Duam të përkthejmë këto dokumente, sepse na i kërkon shteti shqiptar!
Noterja Anila Haxhiu: Po, po e kuptuam, po mund të na lerë një çikë numrin e telefonit.
Italianët: Po.
Noterja Anila Haxhiu: Për kur e do?
Italianët: Na duhen sot dhe sa kushtojnë?
Noterja Anila Haxhiu: Sot jo,jo! Për nesër, po!
Noterja Anila Haxhiu: 37,38,39,40…dyzet, dyzet me 5 i bie 200, po më pak t’i marrim! 150! Po, po, po, 500 euro!
Italianët: Mund të flisni në italisht, sepse nuk po kuptojmë asgjë?
Noterja Anila Haxhiu: Po, po, po, 500 euro!
Italianët: Mund të bëhen për nesër?
Noterja Anila Haxhiu: Për nesër po, e gjysmë, një, dymbëdhjetë. Çfarë i thonë një mo..?
Italianët: Në çfarë ore?
Noterja Anila Haxhiu: Dy në 13:00. Ok t’i tërheqë atëherë! Unë s’e flas dot italishten, shkoj e bëj, por s’e flas dot!
Qytetarja: Hahah si çunat e mi,e kuptojnë dhe s’ e flasin dot..
Noterja Anila Haxhiu: Unë flas greqisht shumë dhe në anglisht..
Qytetarja: Dhe ata kështu…
Italianët: Deri në çfarë ore jeni hapur, se duhet të flasim, do vijmë bashkë me shefin, po për kontratën e një shtëpie për qira, sa kushton pak a shumë?
Noterja Anila Haxhiu: Nesër është e pamundur, kontratë qiraje për shtëpi, si i thonë..40 jo 100, 43 euro! Po! Mirupafshim!
Ky moment hedh dyshime të forta mbi mënyrën, sesi është certifikuar Anila Haxhiu në italisht dhe anglisht./tvklan.al