#Check-in #TvKlan | Emision nga Albana Nanaj
Në mes të Atlantikut Verior ,ndodhen nje grup ishujsh te vegjel të formuar nga aktiviteti vullkanik dhe akullnajat,Ishujt Faroe. Të pakontaminuar, të paeksploruar, me nje bukuri te pabesueshme ,ato perbejne një destinacion ende ne pritje per tu zbuluar,dhe një udhëtim në Ishujt Faroe është një udhëtim mbrapa në kohë, një kthim në natyrën e egër te karakterizuar nga pejsazhe mahnitese .
Emri Faroe Islands ne gjuhen vendase perkthehet si Ishujt e deleve dhe ne fakt simboli kombëtar i ketyre ishujve eshte një dash.
Faroezet janë me origjinë skandinave dhe shumë prejt tyre janë pasardhës të vikingëve norvegjezë që kolonizuan ishujt rreth vitit 800 të eres sone.Gjuha zyrtare eshte faroeze ,nje perzierje mes islandishtes – dhe gjuhes daneze.
Ishujt Faroe jane nje Rajon Autonom i Mbretërise se Bashkuar te Danimarkës.
Një udhëtim në Ishujt Faroe është një mënyrë për të kuptuar plotësisht veten dhe për të rizbuluar atë kontakt me natyrën që të gjithë kemi humbur. Një kontakt që na ben të kuptojmë se sa e rëndësishme është t’i mbrojmë e respektojme këto parajsa unike qe ruajne ende bukuri të paprekura, te cilat duhet të mbeten të tilla deri ne pafundesi.