Fillimi i muajit mars do të jetë i mbarë! Klan Radio vjen me surpriza për dëgjuesit duke riformatuar programet më të dashura, por duke i sjellë me dyfish më shumë argëtim. Dasara Karaiskaj, Ardit Murataj e Gerta Heta do të vazhdojnë të shoqërojnë dëgjuesit, por ekipit i bashkohen edhe Katerina Trungu e Rei  Bezhani.

Katerina zbuloi në programin “Rudina” në Tv Klan se ky është rikthimi i saj në radio pas 12 vitesh, ndërsa Rei vjen si moderator. Dasara dhe Arditi, një dyshe e pandarë në shumë transmetime tani ‘shkrihen’ në një program, ndërsa Katerina dhe Rei formojnë dyshen tjetër.

Nga 3 marsi, mëngjesi nis me “Gerta on Board” nga ora 9:30-11:30, më pas nga ora  12:30-14:30 do të jemi në shoqërinë e Katerinës dhe Reit kurse Dasara dhe Arditi vijnë me super energji nga ora 15:30-17:30.  

Përgjatë orëve që ndajnë  transmetimet njëri nga tjetri, dëgjuesit do të shijojnë muzikën fantastike të Klan Radio.

Dasara Karaiskaj: Unë lëshoj orarin 12:30 me “Vitaminën D” dhe bashkohem me Arditin.

Rudina Magjistari: Si do ta quani ju programin tuaj të ri?

Katerina Trungu: Do e zbulojmë te promo.

Rudina Magjistari: Do të fillojë në orën…

Katerina Trungu: 12:30-14:30, ne dy orë do të jemi ‘live’ dhe do të jetë shumë i pasur. Normalisht qëllimi ynë do të jetë që të kënaqemi edhe ne, edhe dëgjuesit, po u kënaqëm ne aty me muzikën, lajmet dhe informacionet, besoj do të përcillet kjo energji.

Rei Bezhani: Do të mundohemi të kemi ndërveprim me audiencën që do të na dëgjojë kështu që me kuice të ndryshme, mbase me lojëra. Mbetet për t’u parë.

Rudina Magjistari: Do të mbaroni ju dhe më pas çfarë do të ndodhë, kur fillon programi tjetër?

Ardit Murataj: 15:30-17:30, unë dhe Dasara Karaiskaj me programin tonë i cili vjen i riformatuar.

Rudina Magjistari: Edhe ju e keni sekret  emrin për momentin?

Dasara Karaiskaj: Jo. Ne jemi “Vitamina D Kilometrike”, e kemi bashkuar. Bëj shaka se jemi akoma në proces. Unë nuk e fsheh që më vjen keq se më identifikon “Vitamin D” si emër, por do ta mendojmë rrugës./tvklan.al