Tijjani Reijndersa do të rinovojë kontratën me Milanin. Sipas “De Telegraaf”, përfaqësuesit e lojtarit dhe klubi kuqezi, kanë arritur marrëveshjen mes tyre, për të zgjatur bashkëpunimin deri në vitin 2030.
Gjithçka është mbyllur, ndërsa zyrtarizimi do të vijë në muajin Mars. Palët kanë dakordësi mes tyre dhe shkresat i kanë kaluar avokatëve, për të përcaktuar detajet burokratike.
Kontrata e re do të jetë e vlefshme deri në vitin 2030, ndërsa holandezi do të përfitojë rritje page. Milani ka vendosu ta bëjë Reijnders një nga më të paguarit e skuadrës, si shpërblim për formën e jashtëzakonshme që ka treguar.
Mesfushori ka fituar besimin e klubit, pas 12 golave të shënuar dhe 3 asisteve në 38 ndeshje të luajtura me fanellën kuqezi. /tvklan.al