Biznesi amerikan ka ndryshuar qëndrim edhe në lidhje me taksën progresive. Ata kërkojnë që qeveria të mos e ndryshojë shpesh modelin e taksimit, por edhe nëse e nuk është e sheshtë ata janë të kënaqur.
Mark Crawford thotë në një intervistë për televizionin Klan se shqetësimi kryesor në indeksin e biznesit kanë qenë taksat, por ato nuk lidhen shumë me rritjen e tyre gjatë vitit të fundit, por me zgjedhjen e vendeve të rajonit përpara Shqipërisë për të investuar.
Një nga shqetësimet kryesore për anëtarët e dhomës amerikane janë çështjet e sigurisë dhe konkurrencës së pandershme. Crawford jep edhe raste konkretë kur anëtarë të dhomës janë ndier të kërcënuar.
Edhe pse në indeskin e biznesit, treguesi i burokracive të administratës ishte në përkeqësim, Dhoma Amerikane e Tregtisë pret që ky tregues të rritet gjatë këtij viti për shkak të reformës për shkurtimin e procedurave në institucionet shtetërore.
Tv Klan