Nga Pensilvania, Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar vendosjen se shpejti te dënimit me vdekje për trafikantët e drogës.
Dhe si shembull i ka shërbyer sistemi i drejtësisë penale në Kinë kur kinezët u përballen me tregtarët e “opiumit”.
“Nëse dikush shkon dhe vret dikë merr dënimin me vdekje. Një tregtar droge do të vriste 2,000 deri në 5,000 njerëz gjatë rrjedhës së jetës së tij”
, tha Trump.
Por si shembull duket se i ka shërbyer edhe Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, që deri tani ka urdhëruar vrasjen e 9 mijë trafikantëve dhe përdoruesve të drogës. Duterte gjithashtu pati deklaruar se nëse djali i tij do të përdorte drogë, nuk do ta kursente dënimin me vdekje për të.
Ndërkaq kreu i Shtëpisë së Bardhë u ka komunikuar përkrahësve të tij se në zgjedhjet e 2020 do të përdorë si slogan fushate shprehjen “Ta mbajmë Amerikën të fuqishme”. Madje Presidenti reklamoi si kandidatë të preferuar në atë garë prezantuesen Oprah Winfrey.
“Do të dëshiroja që ta mundja atë
– theksoi Trump – s
epse ja njoh dobësitë”.
Por edhe pse mbajti një fjalim kundër abuzimit me rolin e gruas gjatë ceremonisë së Globit të Artë, Winfrey ka mohuar zërat se ka ndërmend të kandidojë për presidente të SHBA.
Klan Plus