Dy vajza të mbetura jetime, Senada dhe Serena Mullaymeri, 17 dhe 19 vjeçe, kanë denoncuar në emisionin “Stop” në Tv Klan rastin e tyre. Vajzat kërcënohen dhe dëbohen prej xhaxhait e gjyshes nga shtëpia e tyre.
Në audioregjistrime, ata dëgjohen duke i fyer rëndë dy vajzat dhe i kërkojnë të gjejnë shtëpi me qira duke u lënë afat. Gjykata i ka dhënë urdhër mbrojtjeje gjyshes me pretendimin se njëra ka vajzat e ka ofenduar.
Vajzat ndihen të pasigurta dhe me frikë në shtëpi, nuk përqendrohen dot në mësime dhe nuk janë të qeta. Gazetarja e emisionit “Stop” shkon në shtëpinë e familjes Mullaymeri ku nusja e xhaxhait reagon keq, kyç derën dhe nuk lejon vajzën të dalë.
Gazetarja: Të lutem, mund ta lajmërosh pak zotërinë?
Nusja: Nuk është këtu, është në punë.
Gazetarja: Nuk vjen dot?
Nusja:: Jo, nuk vjen dot.
Gazetarja: Mirë, unë kam ardhur për vajzat që ju doni t’i nxirrni nga shtëpia.
Nusja: Kur të vijë burri, atëherë hajde sqarohu!
Gazetarja: Po ju nuk keni dashur që t’i nxirrni nga shtëpia?
Nusja: Sepse ato kanë hyrë padrejtësisht.
Gazetarja: Po kjo, shtëpia e kujt ka qenë?
Nusja: Këtu, ka ndodhur si ka ndodhur, zonjë e dashur…
Gazetarja: Jo ka ndodhur si ka ndodhur, jo ka ndodhur si ka ndodhur!
Nusja: E të gjithëve ka qenë.
Gazetarja: Kur ka qenë e të gjithëve?
Nusja: E të gjithëve!
Gazetarja: Kur?
Nusja: Që para 20 vjetësh.
Gazetarja: Kush i ka nisur procedurat?
Nusja: A e di, si është puna? Atëherë nuk kam qenë prezente fare unë.
Gazetarja: Dakord! Është shumë e dhimbshme që kërkoni që t’i nxirrni jashtë dhe bëni çmos që t’i nxirrni jashtë.
Nusja: Në ke ardhur për këtë punë, të lutem nuk ashtu…Zgjidhini problemet më vonë! Hajde mama…!
Gjyshja: Më çuan në polici dhe kërkojnë…Hajde këtu ti, hajde këtu! Hajde këtu!
Gazetarja: Për çfarë e ka urdhrin e mbrojtjes?
Nusja: Për çfarë e ka urdhrin e mbrojtjes nëna? Se donin ta nxirrnin përjashta.
Gazetarja: Po ju keni dashur, që t’i nxirrni përjashta?
Nusja: Ne kemi dashur? Jo! Kemi 7 muaj që i kemi sjellë brenda.
Gazetarja: Po pse reagon kështu se nuk e kuptoj? Mund të dalë vajza?
Nusja: Jo, aty le të rrijë!
Gazetarja: Po kush je ti që e mbyll brenda?
Nusja: Zonjë e shtëpisë!
Gazetarja: Zonjë e shtëpisë? E çfarë do të thotë kjo? Hape derën! Do që të marr policinë në telefon që po mbani peng dikë? Ke çelës ti pastaj për t’u futur?
Mbesa: Jo!
Gazetarja: Pse nuk i jepni një çelës për ta mbajtur vajza?
Nusja: Kanë familjarët e tyre…
Ndërsa xhaxhai i vajzave tregon certifikatën e shtëpisë, por pranon që legalizimin e ka nisur vëllai i tij dhe tokën ende nuk e ka përfituar.
Gazetarja: Toka në emër të kujt ka qenë?
Xhaxhai: Toka? Toka akoma nuk më ka dalë. Kam bërë rinovimin, po s’ka dalë.
Gazetarja: Pra, ti ke bërë leje legalizimi sikur e ke ndërtuar ti?
Xhaxhai: Të shtëpisë, po!
Gazetarja: Po ndërkohë që ka pasur leje legalizimi të regjistruar në emër të vëllait tuaj, në kadastër?
Xhaxhai: Po, e di që ka qenë.
Gazetarja: Apo thjesht e ke bërë nga e para?
Xhaxhai: Nga e para!
Gazetarja: Ndërkohë që kjo ka qenë shtëpia e vëllait tuaj.
Xhaxhai: Bashkë e kemi ndërtuar shtëpinë.
Gazetarja: Nëse e keni ndërtuar bashkë, pyetja ime është pse doni t’i nxirrni mbesat nga shtëpia?
Xhaxhai: Jo, nuk i ka nxjerrë njeri nga shtëpia.
Gazetarja: Po ju i keni vënë afat për të dalë.
Xhaxhai: I kemi vënë se kështu erdhën rrethanat. Mbesat le të rrinë si mbesa. Nuk i ka nxjerrë njeri përjashta.
Gazetarja: Nëse ka një vetëdeklarim për pjesën poshtë, pjesa lart si është legalizuar?
Xhaxhai: Nuk e di. Nuk e dija fare se kishte deklarim.
Gazetarja: I ka ofenduar ndonjëherë gjyshja, iu ka folur ndonjëherë gjyshja?
Xhaxhai: Këtyre? Jo! Ato e kanë ofenduar.
Gazetarja: Tani, unë me zonjën nuk doja të bisedoja, se zonja është në moshë të thyer, por dhe t’iu thuhet vajzave, që jo, nëse i ndodh gjë gjyshes, do jetë në përgjegjësinë tuaj e ku di unë, çfarë i thoni…Vajzat janë të vogla. Nëse shtëpia ka qenë edhe e vëllait tuaj, është gjynah që të trajtohen sikur nuk janë mbesat tuaja.
Në një video që vajzat kanë sjellë, dëgjohet pikërisht pjesa e përmendur nga gazetarja.
Xhaxhai: Një gjë t’i ndodhë asaj, te ju do përplasemi.
Mbesa: Jo, s’ka pse të përplaseni te ne!
Xhaxhai thotë se vajzat do të hyjnë në shtëpi kur ta marrin me ligj. Gjyshja s’i lejon se sipas saj, ato e bezdisin ngaqë nuk kujdesen për shtëpinë.
Xhaxhai: Ju kam thënë, pjesën e keni tuajën.
Gazetarja: Ideja është e tillë që e gjithë gjëja duhet të arrihet me një marrëveshje!
Xhaxhai: Këtë duam dhe neve.
Gazetarja: Po ti për sa kohë u thua, do dalësh të hënën e do dalësh të enjten…
Xhaxhai: Do dalin. Për të dalë do dalin, si s’do dalin. Ju kam thënë kur ta merrni me ligj, të vini!
Gazetarja: Do t’i nxirrni në mes të rrugës tani?
Gjyshja: Jo, pjesa që iu takon ta marrin!
Gazetarja: Po, pjesa që iu takon. Jepuni një çelës që të hyjnë e të dalin!
Gjyshja: Jo, këtu nuk i lë.
Gazetarja: Po si?
Gjyshja: Nuk i lë këtu!
Gazetarja: Po për sa kohë kanë pjesën e tyre, si s’do i lësh?
Gjyshja: Djali ka katin lart, unë jam poshtë, jam vetëm.
Gazetarja: Pra, je vetëm dhe nuk i do aty poshtë?
Gjyshja: Po nuk i dua, se ato më bezdisin, nuk fshijnë, nuk lajnë.
Gazetarja: Po pse, për këto gjëra do nxirren jashtë, o nëna? Se nuk fshijnë e nuk lajnë?
Gjyshja: E moj!/tvklan.al