Senada dhe Serena Mullaymeri, 17 dhe 19 vjeçe, jetonin në një shtëpi në Kamëz së bashku me nënën dhe babain deri kur humbasin të atin në një aksident. Në atë kohë i ndjeri, Lavdi Mullaymeri kishte filluar procedurën për legalizimin e shtëpisë, por e veja së bashku me dy vajzat detyrohen të largohen nga shtëpia e tyre.

Gjyshja dhe xhaxhai nuk i lejojnë të futen në shtëpi jetimet duke i sharë e ofenduar e duke i kërkuar të gjejnë shtëpi me qira. Por në audioregjistrime dëgjohet qartë se ata që fyejnë e kërcënojnë janë gjyshja dhe xhaxhai i vajzave. Vajzat e kanë denoncuar rastin në emisionin “Stop” në Tv Klan.

Gazetarja: Dhe mamanë e tyre e keni nxjerrë jashtë.

Xhaxhai: Jo, nuk e kam nxjerrë jashtë. Jo, nuk është e vërtetë. Ka ikur me dëshirën e saj.

Gjyshja: A e qërova tët’ ëmë, që s’po vjen më? A e qërova? E ngopa shpirtin.

Xhaxhai: E ëma mbushi mendjen vetë, ka ikur vetë.

Që në momentin që vajzat kanë shkelur në shtëpi, xhaxhai u ka thënë “pse nuk më pyete që solle  rrobat?” pasi vajzat qëndruan për dy vite në konvikt. Gjyshja i ofendon vazhdimisht dhe u thotë se siç përzuri nënën e tyre, do të veprojë edhe me  to.

Gjyshja: Një avaz, shushkat e derrit, shushka. u treguat budallaçka në këtë dynja. Ma tha dhe djali dhe më la mua këtu, s’të la ty.

Vajza: Ma la mua, motrës, mamit…

Gjyshja: Të la një m*t të hash!

Madje gjyshja ka marrë dhe urdhër mbrojtjeje ndaj njërës prej motrave me pretendimin që e ka ofenduar.

Xhaxhai iu ka lënë vajzave afat për të dalë nga shtëpia.

Xhaxhai: Duhet të dilni nga shtëpia!

Mbesa: Pse të dalim?

Xhaxhai: Po ju them unë. Shtëpia është mbi mua, çdo gjë. Ju lashë një javë kohë. Gjeni shtëpi me qira, ose ndryshe, do flasim ndryshe! Jot ëmë dhe ai…dhe talleni dhe juve. Se ju kap e ju shqyej një nga një, mbaje mend!/tvklan.al