2 ndeshje pa tifozë në “Loro Boriçi”
Hedhja e shisheve në fushë në derbin e Shqipërisë dhe ndërprerja e përkohshme e ndeshjes do të lejë jashtë stadiumit tifozët e Vllaznisë. Komisioni i Disiplinës vendosi një dënim me kusht.
Vllaznia do të luajë në stadiumin “Loro Boriçi” pa mbështetësit e saj për 2 ndeshje dhe nëse përsëritet si rast në 6 muajt e ardhshëm, përjashtimi i tifozëve do të bëhet për 4 takime në shtëpi. Në atë sfidë, Tirana mundi me rezultatin 2-0 Vllazninë.
Tv Klan