Para miqësores me Luksemburgun U21 më 25 Mars, Kombëtarja Shpresa do të zhvillojë 4 ditë më herët, një tjetër miqësore me përfaqësuesen e 21-vjeçarëve të Greqisë.

Trajneri Alban Bushi do të ketë 2 ndeshje jashtë fushë që do të vlejnë për të pikasur e përgatitur futbollistë të rinj, të cilët do të përbëjnë ekipin e fazës finale të Euro 2027 që do të zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi. Kombëtarja Shpresa është e kualifikuar direkt si vend mikpritës dhe në datat e lira të FIFA-s do të luajë miqësore.

Me Greqinë U21 ka patur disa ndeshje më parë në fazat kualifikuese të Kampionateve Europianë. E fundit ishte më 2 Shtator të 2016 në Athinë e fituar nga skuadra vendase me rezultatin 2 – 1.

Tv Klan