Bisedimet midis dy partive më të mëdha të qendrës në Austri për formimin e një qeverie koalicioni pa Partinë e Lirisë së ekstremit të djathtë kanë dështuar.
Lajmin e bëri të ditur kancelari Karl Nehammer të shtunën, duke shtuar se ai do të tërhiqej në ditët në vijim nga përpjekjet për krijimin e një qeverie.
Njoftimi erdhi një ditë pasi një parti e tretë u larguar nga bisedimet për krijimin e një koalicioni qeverisës.
FPO, një parti euroskeptike dhe miqësore me Rusinë fitoi zgjedhjet e fundit parlamentare në shtator me 29% të votave, por asnjë prej partive të tjera nuk pranoi të bashkëpunojë me të për formimin e një koalicioni qeverisës.
Presidenti austriak Alexander Van der Bellen, një ish-udhëheqës i të Gjelbërve, e ngarkoi Nehammer-in të formonte një qeveri.
Tani që Nehammer po largohet, dy opsionet më të mundshme janë ose që kreu i FPO-së të ngarkohet me formimin e një qeverie ose të thirren zgjedhje të parakohshme.
Tv Klan