Lara Colturi është renditur e gjashta në garën e slalomit e mbajtur këtë të enjte në Francë.

Skiatorja e Shqipërisë dha një tjetër rezultat në Kupën e Botës që e mban mes më të mirave. Në zbritjen e dytë ajo dha kohën që e ngjiti në klasifikimin përfundimtar.

Tani Lara Colturi do të përgatitet për Kampionatin Botëror që do të zhvillohet muajin e ardhshëm në Austri me synimin për të sjellë medaljen e parë për të rritur në këtë aktivitet të rëndësishëm.

Tv Klan