“Vetëm 18 vjeç, por vjen nga majat me dëborë të botës. Lara Colturi, një italiane e lindur dhe rritur në Itali që ka vendosur të bëhet shqiptare, të vërë flamurin e Shqipërisë në gjoks dhe të garojë për Shqipërinë në ski.”
Kështu e prezantoi Kryeministri Edi Rama, kampionen e skive që përfaqëson Shqipërinë. Rama vlerëson se falë arritjeve të saj, vendit po i shtohet një tjetër disiplinë sportive.
Lara Colturi: Po në fakt nuk jam vetëm unë ka edhe të tjerë të rinj, vajza e djem që po stërviten e që janë pjesë e ekipit të Shqipërisë. edhe ata mund të kenë këtë mundësi.
Edi Rama: Nuk të kaploi ankthi apo nuk u skandalizove se do të të duhej të merrje shtetësinë shqiptare?
Lara Colturi: Pra janë thjesht mundësi që çdo aleat zgjedh t’i përqafojë e të mbështetet në Federata të vogla për të pasur këto mundësi për të qëndruar e për të qenë i rrethuar nga njerëzit që të duan e për të organizuar çdo gjë bashkë.
Falë arritjeve që do të ketë edhe në të ardhmen, Lara Colturi do të ketë pozicionin e saj në Forcat e Armatosura të Shqipërisë.
Edi Rama: Një gjë është e sigurt, do bëhesh çfarë të duash, por një gjëje nuk do t’i shpëtosh dot. Si kampione do të jesh gjenerale apo kolonele e ushtrisë shqiptare
Skiatorja italiane, Lara Colturi e cila përfaqëson Shqipërinë u ngjit për herë të parë në podium në Nëntor të këtij viti si vendi i dytë në Kupën e Botës për Ski, në garën e Obergurgl në Austri.
Tv Klan