Manzë, dhjetëra familje ende në pritje të rindërtimit të banesave
Në lagjen Radë të Manzës janë me dhjetëra familje që janë në pritje të rindërtimit. Ndërkohë që për një pjesë ka nisur shembja e banesave pasi ishin klasifikuar të pabanueshme.
Jetesa në çadër është shumë e vështirë. Banorët tregojnë se pas dimrit të një viti më parë dhe verës së nxehtë, ata i tremben faktit se mund të kalojnë dhe një dimër të dytë në çadër.
Edhe shirat e ditëve të fundit e kanë vështirësuar shumë jetesën e tyre. Pavarësisht se banorët shprehen se bonusin e qirasë e kanë marrë, ata janë në kushte të vështira ekonomike.
Klan Plus