Të ftuar:
Teuta Borova
Manjola Lloja Bushati– eksperte komunikimi, sociologe
Klaudio Pulaha– punonjës social
Aurora Lushej– logopede
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta gatimi nga zonja Vjollca
Pulë me qull
1 kg mish pule
60 gr gjalpë
Vaj ulliri
3 lgj miell misri
2 lgj miell gruri
1,2 litër lëng pule
5-6 thelpinj hudhra
2 lgj lëng limoni
Kripë dhe piper i zi
2 gjethe dafine
1 lç piper i kuq
Në një tigan të thellë ose tenxhere shkrijmë pak gjalpë me vaj ulliri dhe kaurdisim copat e pulës deri sa ato të fillojnë të zverdhen pak. Shtojmë 1.2 litër ujë dhe lëmë mishin të ziejë për 20 minuta.
Gjatë zierjes shtojmë në tenxhere pak kripë dhe 2 gjethe dafine. Në një tigan tjetër shkrijmë përsëri 2 lugë gjelle gjalpë me pak vaj ulliri. Kaurdisim miellin e misrit së bashku me miellin e grurit derisa të marrë ngjyrë të artë (jo të errët).
Shtojmë lëngun e pulës dhe e përziejmë vazhdimisht me qëllim që të mos na bëhet qulli me kokrriza. Është momenti që të kontrollojmë konsistencën se sa të trashë e doni qullin sipas preferencës tuaj. Shtojmë hudhrat e shtypura, lëngun e limonit e lëmë të marrë pak valë, rregullojmë shijen me kripë e piper të zi dhe e transferojmë qullin në një tavë.
Vendosim copat e mishit dhe e fusim në furrë vetëm për 10 minuta në temperaturë 190 gradë. Por nëse nuk e preferoni në furrë, mund të vendosni vetëm mishin dhe qullin e shërbeni direkt nga tenxherja.
Në fund skuqim pak gjalpë dhe pak piper të kuq dhe shtojmë nga një lugë gjelle në pjatë për ta shërbyer.
Kek me mollë, karrotë e tërshërë, pa sheqer e pa miell
200 gr tërshërë
1 lç pluhur pjekës
240 ml qumësht
1 karrotë e madhe
50 gr rrush të thatë
1 mollë
50 gr arra
3 lgj vaj ulliri
2 lgj mjaltë
3 vezë
1 bustinë vanilje
Fillimisht vendosim tërshërën në grirësen e qepës dhe e grijmë atë duke e kthyer tërësisht në miell. Vendosim tërshërën e grirë në një tas ku do të shtojmë 1 lugë çaj pluhur pjekës. E përziejmë e më pas shtojmë qumështin. Përziejmë sërish dhe shtojmë karrotën e grirë në rende, rrushin e thatë të hidratuar në ujë, arrat e copëtuara, mollën e prerë në copëza shumë të vogla, 2 lugë gjelle mjaltë nëse dëshironi. Përziejmë 3 vezë me sheqer vaniljen së bashku e më pas e shtojmë në tasin që kemi vendosur të gjithë përbërësit dhe i përziejmë mirë. Në një tavë me diametër 18 cm shtrojmë një letër pjekje dhe nivelojmë brumin. E vendosim kekun në furrën e parangrohur në temperaturë 180 gradë për 45-50 minuta.
Po këtë brum mund ta bëjmë edhe biskota nëse dëshironi
A mund t’i shpëtojë çifti individualizmit?
A mund të jetë “unë” më e fortë në një çift se sa “ne”?
Quiz televiziv