Zbërthimi i disa prej aplikacioneve të enkriptuara zbuluan se si krimi komunikonte me njëri-tjetrin. Për shkak të tyre, SPAK ka arritur të zbardhë disa nga ngjarjet kriminale të viteve më parë që qëndronin të pazgjidhura.

E pjesë e këtyre aplikacioneve nuk ka munguar edhe i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani. Në seancën e sotme gjyqësore për dosjen “Plumbi i Artë”, Dumani ka treguar se përdorte “Sky ECC”, “Matrix” dhe më vonë “BQ”. Ai thotë se ia ka dhënë prokurorisë të gjitha PIN-et dhe pseudonimet e tij.

Sa i përket pseudonimeve, Dumani ka përdorur disa. Duke përfituar nga pandemia ka shfrytëzuar për vete nofkën “Covid19”. Dy të tjera janë “Alcatraz” dhe “Toto Rina”.

Avokati: Sa PIN-e ke pasur në SKY? Cilat ishin pseudonimet?

Nuredin Dumani: Kam pasur disa pine. Pseudonimet kanë qenë: Covid19, Alcatraz, Toto Rina. Vetëm në SKY kam përdorur Covid19 dhe Toto Rina./tvklan.al