Doganierët punojnë me orare të reduktuara nga 06:00-22:00
Qindra qytetarë shqiptarë prej ditësh po përballen me pritje të gjata në doganën e Kakavijës. Ata ishin kthyer në Shqipëri për të kaluar pushimet, ndërsa tani që duan të kthehen në vendet e tyre të punës, u duhet të presin për ditë të tëra për të kaluar në Greqi.
Shkak për pritjet e gjata është puna e reduktuar e doganierëve në palën greke. Pika kufitare në Greqi për çdo ditë punon nga ora 06:00 e mëngjesit deri në orën 22:00 të mbrëmjes. Qytetarët shprehen të indinjuar për pritjet e gjata në kufij.
Në lidhje me situatën e krijuar nuk ka asnjë reagim nga ana e shtetit shqiptar, ndërsa radha e makinave në tokën shqiptare i ka kaluar 6 kilometër. Shumë prej tyre sonte do ta kalojnë natën në makinat e tyre, pa asnjë kusht jetësor!
Klan Plus