SHBA dhe Ukraina kanë rënë dakord për marrëveshjen e mineraleve.

“Dokumenti do të nënshkruhet nga Ministri i Jashtëm ukrainas Andriy Sybiga dhe Sekretari i Shtetit i SHBA Marco Rubio”, thuhet në reagimin e medias ukrainase.

 Sipas asaj që raportohet dy vendet do të krijojnë një “Fond Investimi Rindërtimi” ku të ardhurat do të llogariten sipas kontributeve përkatëse.

Në kuadër të kësaj marrëveshje SHBA do të ndihmojë financiarisht Ukrainën.

Marrëveshja vjen pasi SHBA pretendon se Ukraina i detyrohet përafërsisht 500 miliardë dollarë nga ndihmat e marra nga shteti amerikan gjatë luftës 3-vjeçare me Rusinë.

/tvklan.al