Koha e pajisjes me dokumente identifikimi për qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit do të përgjysmohet. Kjo u konfirmua nga Administratorja e Kompanisë Shtetërore të Prodhimit të dokumenteve IdentiTek, gjatë një vizite që ministri i Brendshëm Ervin Hoxha zhvilloi në ambientet e kompanisë. Kjo do të mund të realizohet përmes aplikimit në zyrat e lëvizshme në qytetet ku jetojnë.
Sipas ministrit të Brendshëm janë marrë masat që për zgjedhjet e 11 Majit të punohet me kapacitet të plotë për t’i paraprirë fluksit që pritet të ketë në procesin elektoral. Kapaciteti i plotë i prodhimit është 6,000 mijë pasaporta dhe 15,000 mijë karta identiteti në ditë.
Ministria e Brendshme ka publikuar ekstraktin e parë të listës së votuesve për zgjedhjet parlamentare. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, të drejtën e votës e gëzojnë 3,721,116 persona. 4500 të tjerë të cilët janë mbi 100 vjeç duhet të paraqiten pranë zyrave të gjendjes civile për t’u përfshirë në listën e zgjedhësve.
Klan News