Gazmend Bardhi për mosmarrjen e masave për protestën para SPAK e GJKKO thotë se përgjegjës është ministri i Brendshëm.
Kreu i grupit të PD-së, mosveprimin për këtë rast të paprecedentë të policisë ndaj drejtësisë e cilëson një urdhër politik.
Për situatën para SPAK, Bardhi thotë se ishte një tentativë mafioze e drejtorëve batakçi të Bashkisë së Tiranës për të intimiduar fizikisht në krye të detyrës gjyqtarët dhe prokurorët e posaçëm.
Ai bën thirrje që Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit duhet të shkarkohen menjëherë nga detyra dhe të ndiqen penalisht.
Klan News