#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
Power Kidz 8 – Faza.2
Fëmijët konkurrues • Faza.2 / Java.7: Franci, Warda, Martin, Morea, Irid
Me pjesëmarrjen e:
Denata Toçe – Psikologe
Aurel Vula – Pediatër
Edi Gogu – Shkrimtare
E Diela Shqiptare – “Kujdes shëndetin”- Rastet e pashpresa dhe qelizat
staminale (2 mars 2025)
“Ka nje mesazh per ty”- Idhulli i Arlindit
Dashuria për familjen e punën, 15-vjeçari frymëzohet nga mësimet e xhaxhait
Një nga diskutimet më të shpeshta sot për adoleshentët është individualizmi i tyre, indiferenca apo mungesa e vlerësimit ndaj të tjerëve. Por Arlindi, 15-vjeçari protagonist i rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan i rrëzon të gjitha këto kategorizime. Përmes historisë së tij dhe personit për të cilin na rrëfen, Arlindi nuk përcjell vetëm dashurinë e tij, por edhe një shembull frymëzues të brezit të ri.
Arlind: Lidhja me xhaxhin tim është shumë e fortë. Ndoshta ne me trupa mund të jemi shumë larg, por zemrat tona janë shumë afër.
Ardit Gjebrea: Vërtet?
Arlind: Po. Xhaxhi është gjëja më e rëndësishme për mua. Ai më ka dashur mua që i vogël, që sapo kam lindur. Ai është sjellë me mua si djalin e vet, jo si djalin e vëllait të vet.
Ardit Gjebrea: Pra qëkur ke lindur ti ke qenë pikë e dobët për xhaxhin.
Arlind: Po.
Ardit Gjebrea: Sa fëmijë ka xhaxhi?
Arlind: Xhaxhi ka dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë.
Ardit Gjebrea: Dhe ti je i treti, mund ta quajmë që ti je djali itij.
Arlind: Po.
Arlindi kujton të gjitha momentet kur xhaxhai, Aleksi nuk e ka ndarë kurrë nga fëmijët duke e marrë kudo me vete. Aleksi e merrte me vete edhe në punë duke i dhënë një mësim të vlefshëm për jetën.
Arlind: Gjithmonë më thoshte që “mos u lodh, jam unë këtu, nuk ke pse lodhesh ti, për çfarë jam unë?” Unë kisha pak atë qejfin që mos ta lodh xhaxhin se më vjen edhe keq dhe e dua shumë dhe nuk doja që ta lodhja atë, merrja ndonjë peshë pak më të madhe. Ai thoshte që “mos u lodh, m’i lër mua peshat” dhe gjithmonë thoshte që “unë të marr me vete që ti t’ia dish vlerën lekut”.
Ardit Gjebrea: Sa e bukur kjo! Dhe sa e rëndësishme!
Arlind: Dhe jo që unë të rrija si disa adoleshentë që jani tani që zënë një cep divani aty në shtëpi, me një telefon dhe presin t’u japin të shtëpisë lekë. Xhaxhi, edhe pse nuk bëja ndonjëherë punë fare ose bëja ndonjë gjë të vogël, gjithmonë më jepte lekë.
Ardit Gjebrea: Pra të mësonte që të kesh lekë duhet që të punosh, kjo është edukata që të jepte xhaxhi ty.
Arlind: Po.
Ardit Gjebrea: Po kur fillove kursin e berberit u gëzua?
Arlind: Po, u gëzua shumë. Ai ishte iniciativa ime për ta nisur kursin, më mbështeti shumë dhe thoshte që edhe nëse nuk ke lekë, të ndihmoj unë, ta paguaj unë kursin, nuk ka asnjë problem.
“Për ty, kundër gjithë botës!” Dy ‘shokët’ e ngushtë përqafohen mes lotësh
Arlindi, nipi 15-vjeçar i Aleksit, ishte “i dyshuari” i tij i parë për ftesën në “Ka Një Mesazh Për Ty”. Lidhja e fortë mes tyre, për të cilën nipi rrrëfeu gjatë rubrikës së programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, nuk gaboi as këtë herë. Edhe pse deri diku ‘e kishte parashikuar’, Aleksi s’mundi t’i përmbante emocionet dhe lotët kur pa nipin në ekran.
“E kam mbajtur gjithmonë afër”, u shpreh ai duke iu referuar raportit të tyre si shokë të ngushtë. Pikërisht kjo afërsi është arsyeja pse Arlindi dëshironte ta surprizonte dhe t’i shprehte mirënjohjen e tij.
“Xhaxhi, ti je personi më i rëndësishëm për mua. Je personi që dua më shumë, je udhëheqësi im dhe frymëzuesi im. Nëse gjithë bota do të jetë kundër teje, unë do të jem kundër gjithë botës. Të falënderoj për të gjitha ato që ke bërë për mua dhe për familjen time. Ne nuk do t’i harrojmë kurrë ato që ke bërë ti për ne”, përfundoi Arlindi po aq i emocionuar e më pas shkon drejt xhaxhait të tij të dashur në një përqafim mes lotësh për të dy.
“Shihemi në Gjyq” – I varfër me 700 mijë euro pasuri
“Ti me mua e mbyll!” Në pritje të ëmbël, Liliana përplaset ashpër me bashkëshortin
Arbeni ndodhet prej vitesh në një karrige me rrota pas një aksidenti të tmerrshëm. Në insertin e tij në “Shihemi në Gjyq”, ai thotë se “njerëzit njihen në ditë të vështira”. Përballë tij ndodhet bashkëshortja, Liliana që shprehet se “ka besuar dhe i kanë shkelur çdo ëndërr”.
Sapo ndërmjetësja e rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Eni Çobani, nis përshëndetjen e zakonshme, Liliana ndërhyn e revoltuar. Çobani i kërkon të tregohet e kujdesshme duke zbuluar një lajm të bukur në nisje të kësaj seance: Liliana është në muajin e fundit të pritjes së ëmbël. Ajo dhe Arbeni do të bëhen prindër për herë të tretë.
Liliana: Unë nuk e kuptoj pse zotëria më ka sjellë këtu sepse ne i kemi mbyllur ato muhabete në shtëpi.
Arben: Mund t’i kesh mbyllur, Liliana…
Liliana: I kemi mbyllur, nuk ke arsye të më sjellësh mua këtu.
Arben: Prit pak!
Liliana: Nuk ke arsye të më sjellësh mua këtu! Turp të kesh! Ti me mua e mbyll!
Arben: Nuk mbyllet aq kollaj!
Eni Çobani: Sa po përshëndesja dhe në fakt duhet t’i themi edhe publikut, Lilianën e kemi në muajin e fundit të lindjes së një fëmije dhe sjelljes në jetë. Liliana, do të doja më qetësi nga ty sepse realisht ti je në javët e fundit…
Liliana: Jam shumë e revoltuar, znj. Eni, më vjen shumë keq.
Eni Çobani: Të keni një fëmijë të shëndetshëm për mua është shumë e rëndësishme dhe ju ta gëzoni këtë fëmijë, pa diskutim, të lutem. E kuptoj edhe shqetësimin, pa diskutim, por t’i lëmë radhë njëri-tjetrit.
Një muaj pa ndjenja! Aksidenti ‘e lidhi’ pas karriges me rrota: Isha 22 vjeç, tentova 3 herë…
Një aksident i pafat e ka detyruar Arbenin që ta kalojë jetën në një karrige me rrota. Në “Shihemi në Gjyq” ku ai nis të tregojë arsyen e konfliktit me bashkëshorten, Lilianën, ndan edhe këtë episod. Sipas rrëfimit të Arbenit për rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, në vitin 2002 është përfshirë në një aksident me motorr në Greqi. Ai kujton përjetimin e vështirë të ngjarjes që i ndryshoi jetën.
Arben: Problemi është që në vitin 2002 më ndodhi një aksident me motorr në Greqi dhe përfundova në karrocë me rrota. Nga ai aksident, përfitova një shumë. Nga atëherë, vazhduan vuajtjet dhe kalvaret e jetës sime. Nga aksidenti që bëra, s’doja ta besoja as vetë, s’e pranoja…
Eni Çobani: Se ishe shumë i ri apo jo?
Arben: 22 vjeç në atë kohë. 3 herë tentova të bëja vetëvrasje derisa filluan me psikologë e gjëra deri… arrita ta pranoja edhe këtë.
Shteti grek e dëmshpërbleu Arbenin me një shumë prej 700 mijë eurosh si dhe një pension mujor. Por duke u kthyer te aksidenti, ai tregon edhe disa detaje nga periudha e vështirë.
Eni Çobani: Në momentin që ndodhi aksidenti, sa kohë ke qëndruar në gjendje të pavetëdijshme?
Arben: Në gjendje të pavetëdijshme mund të kem ndenjur afërsisht një muaj.
Eni Çobani: Pas një muaji çfarë ndodhi me jetën tënde?
Arben: Pas një muaji, dola nga reanimacioni në sptital. Shpenzimet, gjithçka se kam qenë me dokumente, i kam pasur nga spitali.
Eni Çobani: Pra ti ke qenë i rregullt në shtetin grek dhe sigurisht që është përgjigjur me të gjitha rregullat shteti ndaj teje.
Arben: Nga aty, tërheqja, më nxori mami dhe babi se duhet që të kujdeseshin, motra kishte fëmijët, duhet që edhe të punonte.
Ia kaloi pronat babait 4 ditë para celebrimit/ Misteri pllakos martesën: Kishe frikë nga unë?
Aksidenti i vitit 2002 në Greqi kur ishte vetëm 22 vjeç, e la Arbenin në një karrige me rrota. Njëkohësisht, shteti fqinj e dëmshpërbleu me një shumë të konsiderueshme prej 700 mijë eurosh dhe një pension mujor.
Me këto para, prindërit mbuluan shpenzimet e spitalit, kujdesin për Arbenin dhe arritën të blinin dy apartamente në Tiranë pranë e pranë, 2+1 dhe 1+1. Siç tregon Arbeni në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, në të parin jetonte motra me familjen e saj dhe në tjetrin Arbeni e prindërit.
Në vitin 2012, Arbeni njihet me Lilianën e cila thekson se nuk dinte asgjë për paratë, por zgjodhi që të kalonte jetën me të. Ata kanë dy fëmijë dhe presin që të vijë i treti pasi Liliana është sërish shtatzënë.
Edhe pse të blera me paratë e tij, Arbeni nuk zotëron asnjë prej këtyre apartamenteve apo parave të dëmshpërblimit. Kjo e ka çuar në konflikt me Lilianën që thotë se nuk e pret më.
Eni Çobani: Në vitin 2013 u martuat direkt apo…
Liliana: Në 2016-ën është bërë celebrimi sepse e kam kërkuar unë të bëhet celebrimi. Ky, një muaj para se të bëhet celebrimi…
Arben: Nuk e kam bërë unë!
Liliana: Ka bashkëpunuar me të atin për të kaluar pronën në emër…
Arben: Prit pak! Nuk e kam bërë unë!
Liliana: Ore, ti e ke bërë se ti e ke dhënë atë deklaratë, s’e kam dhënë unë!
Arben: E kam dhënë, nuk e mohoj se e kam dhënë!
Liliana: Ku i ke sot more? Më lër rehat!
Arben: Atë dua të zgjidh edhe unë, por qëndromë në krah!
Liliana: Ore zotëri ke që në 2016-ën ti me këtë muhabet akoma? Nuk të pres më!
Sipas pretendimit të Lilianës, Arbeni ka bërë një deklaratë që çdo pasuri e tij t’i kalojë babait, Enverit pikërisht para celebrimit. Këtë e konfirmojnë edhe dokumentet: celebrimi është realizuar 4 ditë pas deklaratës.
Eni Çobani: Në 2015-ën keni nisur një vetëdeklarim për të bërë legalizimin e kësaj banese dhe çudia, sikundër thotë Liliana me të drejtë, pikërisht në datën 30.03.2016, ke vajtur përpara noteres Anila Çelaj dhe ke bërë një deklaratë noteriale. Tani të thuash që unë nuk e di se çfarë bëra, kjo është e tepërt sepse ti tani di të lexosh, di të kuptosh, ke jetuar në Greqi, pra ka shumë elementë këtu dhe ti me ndërgjegje ke shkuar dhe ke thënë: “Deklaroj dhe paraqes këtë deklaratë për procedurat e legalizimit përpara Agjencisë së Aluizmit për dy apartamente dhe dy garazhe, prona të cilësuara më lart, jam dakord të regjistrohen në emër të babait, Enver Palushi”. E ke dhënë ti zotëri.
Arben: E kam dhënë!
Eni Çobani: Tani, ku është çudia tjetër, e fundit? Janë celebruar më 04.04.2016, 4 ditë pasi është bërë kjo deklaratë.
Liliana: Pse e bëre? Nga kush kishe frikë? Nga kush kishe frikë, prej meje?
“Dole më vete prej gruas!” Djali s’ia kursen nënës: U bë e keqe kur erdhi skuthi brenda?
700 mijë euro, 2 apartamente dhe 2 garazhe, por sot Arbeni nuk ka asnjë prej këtyre në emrin e tij. Të gjitha këto të ardhura dhe pasuri që erdhën si rrjedhojë e aksidentit të tij në vitin 2002 në Greqi, gjenden në emrin e të atit.
Ky detaj i rëndësishëm e ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan përpara Lilianës, gruas që e zgjodhi me dëshirën e saj të plotë pavarësisht se gjendet në karrige me rrota. Ata presin të bëhen prindër për herë të tretë. Liliana ka mësuar se kjo pasuri është kaluar në emrin e vjehrrit të saj, Enverit vetëm 4 ditë para celebrimit të çiftit në vitin 2016.
Arbeni s’ka parë asnjë qindarkë prej këtyre 700 mijë eurove. Në lidhje telefonike me studion, gjendet nëna e tij, Drita që përpiqet të shmangë çdo pyetje se ku kanë shkuar paratë. Ajo thotë se çifti vendosi të jetonte veçmas pasi Liliana u grind me nusen e djalit tjetër, por Arbeni i del në mbrojtje bashkëshortes.
700 mijë euro, 2 apartamente dhe 2 garazhe, por sot Arbeni nuk ka asnjë prej këtyre në emrin e tij. Të gjitha këto të ardhura dhe pasuri që erdhën si rrjedhojë e aksidentit të tij në vitin 2002 në Greqi, gjenden në emrin e të atit.
Ky detaj i rëndësishëm e ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan përpara Lilianës, gruas që e zgjodhi me dëshirën e saj të plotë pavarësisht se gjendet në karrige me rrota. Ata presin të bëhen prindër për herë të tretë. Liliana ka mësuar se kjo pasuri është kaluar në emrin e vjehrrit të saj, Enverit vetëm 4 ditë para celebrimit të çiftit në vitin 2016.
Arbeni s’ka parë asnjë qindarkë prej këtyre 700 mijë eurove. Në lidhje telefonike me studion, gjendet nëna e tij, Drita që përpiqet të shmangë çdo pyetje se ku kanë shkuar paratë. Ajo thotë se çifti vendosi të jetonte veçmas pasi Liliana u grind me nusen e djalit tjetër, por Arbeni i del në mbrojtje bashkëshortes.
Eni Çobani: Kush ka qenë ndihma dhe kontributi juaj material për marrjen e këtyre banesave, znj. Drita?
Arben: Asnjë!
Drita: Ka qenë ndihma e krejt fëmijëve të mi dhe krejt ndihma ime dhe e burrit.
Eni Çobani: Dhe ju mund të merrni 2 apartamente në Tiranë me atë çmim? Dhe 2 garazhe? Ka qenë një shumë e konsiderueshme, e nderuar. Unë dua të di në anën tjetër, ku është shuma prej 700 mijë eurosh e marrë e djalit tuaj në aksident? Ku kanë vajtur 700 mijë euro?
Drita: Ku kanë vajtur? Në shtëpi kanë vajtur.
Eni Çobani: Pse paratë, 700 mijë euro mbahen në shtëpi?
Arben: Në shtëpi të kujt?
Drita: Arbeni mori gruan dhe doli në hyrje të vetën aty ku ishte dhe tha nuk kam punë me ju. Ne ishim aty, me gjithë burrin e djalin tjetër ngelëm aty.
Eni Çobani: Ku ngelët? Ngelët në apartamentin tjetër.
Drita: Ngelëm aty në shtëpi. Tha unë nuk kam punë me ju, do të dal më vete.
Arben: Për çfarë arsyeje kërkova unë të dal më vete?
Drita: Doli më vete se s’i pëlqeu gruas.
Liliana: Bravo! Kjo ishte vjehrra!
Arben: Arsyeja?
Drita: Arsyeja se gruaja jote bëri llafe me atë tjetrën.
Arben: Pikërisht! Pse ishte e mirë deri kur nuk ishte ajo? Apo ishte e mirë edhe kur bëtë aksidentin juve? Kur erdhi ajo u bë e keqe kjo?
Drita: Ku u bë e keqe? Dole më vete djalë!
Arben: Dola më vete që të mos krijohet sherr! Pikërisht se na erdhi skuthi brenda dhe na futi sherrin se deri kur nuk ishte ajo kjo ishte e mirë!
Eni Çobani: Kush ishte personi për të cilin flasim?
Arben: Nusja e vëllait!
Hoqi dorë nga pasuria 4 ditë para martesës, e vërteta e Arbenit provon dyshimet!
Telefonata me Dritën, nënën e Arbenit në “Shihemi në Gjyq” nuk hodhi dritë se ku kanë shkuar 700 miijë eurot që ai ka përfituar nga dëmshpërblimi i aksidentit. Pronat që ata kanë blerë gjithashtu nuk janë në emrin e Arbenit, por të babait të tij, Enverit. Në vitin 2016, 4 ditë para celebrimit me Lilianën, Arbeni bëri një deklaratë noteriale ku ia kalonte pronat babait.
Deri në këtë moment, ai ka dhënë gjithfarë arsyesh duke thënë se nuk e ka kuptuar ç’po firmoste apo se e bindën prindërit. Në këtë moment, ai zbulon për herë të parë në këtë seancë të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, arsyen e vërtetë. Kjo vërteton edhe dyshimet e Lilianës se veç prindërve, edhe ai lëkundej në dashurinë e besnikërinë e saj teksa sot presin fëmijën e tretë.
Eni Çobani: Arben, akoma nuk ma shpjegove si vajte dhe pse doli nevoja që të shkoje te një noter. Këtë akoma s’po e kuptoj.
Arben: Ngaqë isha i sëmurë dhe nuk kisha mundësi që…
Eni Çobani: Por ishe me një grua apo jo? E kishe në krah.
Liliana: E kishte frikën time!
Eni Çobani: Po pra se këtë s’po kuptoj, e ke bërë në 2015-ën vetëdeklarimin tënd dhe ishe në rregull, pse ke vajturnë 2016-ën sepse kjo ka një arsye, duhet të thuash të vërtetën! Mos u shtrëngo, unë e kuptoj pse shtrëngohesh, mos u shtrëngo! Sepse deri në atë moment zotëri, edhe ti e ke pasur atë dyshim! Pranoje që ti e ke pasur dyshimin që kjo vajzë nuk do të vazhdojë jetën me ty dhe ke dëgjuar prindërit e tu që të kanë thënë mos e vër në emrin tënd se ajo do të të marrë pasurinë! Po ma ka thënë prandaj i them mos u shtrëngo! Trego të vërtetën këtu!
Ardit Gjebrea: Çfarë të tha babi?
Arben: E vërteta është kjo, kishin frikë që do të martohem me këtë dhe do të marrë kjo pasuri. Që mos të marrë kjo pasuri nga pasuria ime, u trembën.
Liliana: Bravo, ma keni bërë bukur!
Vajzë apo djalë? Liliana zbulon gjininë në “Shihemi në Gjyq”!
Seanca e parë e muajit mars së “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan përkoi në ditën e dytë të muajit të Ramazanit. Konflikti i vështirë mes bashkëshortëve Arben e Liliana nisi me lajmin e bukur se ata janë në pritje të fëmijës së tretë.
Duke lënë mënjanë problematikën në fund të kësaj seance, Çobani theksoi rëndësinë e pajtimit të çiftit dhe pritjen e gëzimit të tyre. Liliana zbulon gjithashtu edhe gjininë e bebes.
Eni Çobani: Në radhë të parë, unë dua që këtë muaj të madhërishëm ta fillojmë me bashkimin tuaj dhe të presim gëzimin e tretë të Lilianës dhe Arbenit. Të vijë me shëndet të plotë! Liliana qetësohu të lutem sepse është shumë më i rëndësishëm ai që ke brenda ose ajo.
Ardit Gjebrea: Është ai apo ajo?
Liliana: Ajo është!
Ardit Gjebrea: Ajo? Mbaje me kujdes!
“Të Panjohurit” – MEHMET EMIRI
I ftuari VIP: Jeris Kaso
Per të qenë konkurrent, ose një nga identitetet e fshehta kontaktoni në whatsapp në:
+355 68 60 65 656